Basania U-17 ka pesuar nje humbje te thelle kunder Dinamos, me rezultatin 0-8. Pjesa e pare u fitua nga kryeqytetasit 0-4, te cilet shenuan kater gola ne harkun e 30-minutave, me ane te Meçes ne te 9-ten, Duros ne te 12-ten, Thanasit ne te 36-ten dhe Kasmollarit ne te 40-ten.

Pjesa e dyte eshte serish e keqe per Basanian U-17. Ne fillim te pjeses se dyte, me konkretisht ne te 50-ten, Duro thellon shifrat me golin e peste per Dinamon. Me pas, brenda 8 minutave, kemi edhe tre gola te pesuar per Basanian U-17, me Thanasin ne te 58-ten, Meçen ne te 59-ten dhe Laçit me penallti ne te 66-ten.

Deri ne fund, nuk do te kemi gola te shenuar ne portat rrespektive, teksa e gjithe ndeshja do te mbyllet 0-8 ne favor te Dinamos.

Gjate ketij sezoni, Basania U-17 ka dhene sinjale te mira, por nje gje e tille nuk ndodhi ne ndeshjen e sotme ndaj Dinamos. Keshtu, pas kesaj humbjeje ne klasifikimin prej gjashte ekipeve me te mira te dy grupeve, Basania U-17 renditet ne vendin e katert me vetem nje pike.
Maringlen ZHIVANI