Vllaznia u rikthye sot tek fitorja ne kampionat teksa mundi 3-1 ne “Loro Boriçi” ekipin e Egnatias, fale golave te treshes sulmuese Aralica, Latifi dhe Da Silva.

Megjithate skuadra shkodrane vazhdon te jete ne vendin e peste te renditjes dhe e sheh veten jashte zones europiane ne kampionat. Gjithçka do te vendoset pas sfidave te javes se fundit ku Vllaznia luan ne transferte me Kastriotin, nderkohe qe Kukesi luan ndaj Tiranes ne ndeshjen qe ajo do te kurorezohet kampione.

A ka shpresa per sigurimin e Europes nga kampionati per Vllaznine? Trajneri Mirel Josa duke folur ne lidhje me kete gje, u shpreh:

“A besoj që Tirana do fitojë me Kukësin? Besoj. Nuk kam vënë ndonjëherë në dyshim ndershmërinë, qoftë të Tiranës, qoftë të ndonjë skuadre tjetër.

Edhe kur kam qenë unë futbollist ka pasur raste të tilla jo të qëllimshme. Do t’ja lëmë kohës. Mua më intereson më tepër çfarë do bëj unë me skaudrën time“./SHKODRA-SPORT.COM/