Vushtrria e Samuel Nikajt afrohet gjithnje e me shume me rikthimin ne Superligen e Kosoves. Pasditen e sotme ajo ka fituar ne ndeshjen e play-out ndaj Lirise dhe tashme i ka mbetur edhe vetem nje ndeshje e fundit per t’u luajtur per te arritur objektivin madhor.

Ne ndeshjen ndaj Lirise qe eshte luajtur ne stadiumin e Klines, koha e rregullt eshte mbyllur ne barazim 1-1. Ne pjesen e pare shenuan prizrenasit me Liridon Fetahajt nga penalltia e dhënë nga VAR.

Në pjesë të dytë Vushtrria fitoi penallti, ndërsa Labinot Osmani e konkretizoi, për të çuar ndeshjen në shtesë. Por nuk ka patur gola te tjere dhe si rrjedhoje te dy ekipet iu drejtuan gjuajtjes se penalltive per te percaktuar ekipin fitues.

Nga pika e bardhe, skuadra e Samuel Nikaj eshte treguar e sakte duke fituar 5-3 dhe ne kete menyre vijon me tej duke qene tashme vetem nje hap larg Superliges.

Vushtrria është duke e festuar 100-vjetorin e klubit këtë vjet dhe është duke shpresuar që si dhuratë, ta arrijë atë. E kundërshtarin e 28 majit në “Zahir Pajaziti” të Podujevës do ta mesojë nesër.