Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBashkia çon në Prokurori "Med Art" për çështjen "Gea Sport"

Bashkia çon në Prokurori “Med Art” për çështjen “Gea Sport”

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për t’i dhënë të drejtë kompanisë “Gea Sport” në pretendimet e saj ndaj Klubit të Futbollit Vllaznia, nuk është pranuar për asnjë moment nga ky i fundit por edhe nga Bashkia Shkodër, institucion që e ka në pronësi atë.

Për më tepër që një vendim i tillë ka ardhur nga një Qendër Ndërmjetësimi e Arbitrazhit Tregtar me shumë paqartësi në lidhje me funksionin e saj. Investigimi i bërë nga këto institucione ka çuar në përfundimin se gjithçka ka qenë një mashtrim i madh. Pikërisht për këtë, Bashkia Shkodër e ka dërguar në prokurori Qendrën në fjalë. Kjo është bërë e ditur sot nga vetë kryebashkiakja Voltana Ademi në një deklaratë për shtyp ku ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë çështje:
Deklaratë për shtyp
Kohët e fundit në media apo në opinionin sportiv është diskutuar shumë në lidhje me procesin gjyqësor në mes kompanisë “Gea Sport” immobiliari dhe KF Vllaznia sh.a.  Me një vendim, të cilin që në fillim ne e kemi konsideruar të padrejtë, një Gjykatë e Ndërmjetme dhe Arbitrazhi Tregtar ka bllokuar llogaritë e KF Vllaznia sh.a, duke cënuar dukshëm mbarëvajtjen e ecurisë sportive dhe tregtare të shoqërisë. Kemi pasur dyshime të arsyeshme se ky bllokim është bërë me dashje për të vështirësuar deri në pamundësi funksionimin e KF Vllaznia, për të përbaltur emrin dhe historinë gati 100-vjeçare të këtij klubi emblemë të futbollit shqiptar.
Por ajo çfarë ne duam të bëjmë publike sot është mashtrimi i madh që Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART” i ka bërë kësaj çështje, duke i shkaktuar një dëm të madh moral e material KF Vllaznia sh.a.
Bashkia Shkodër me anë të disa shkresave zyrtare i është drejtuar për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë, Insitutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit në lidhje me ushtrimin e aktivitetit nga ana ana e Qendrës Shqiptare të Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART”.
Përgjigja zyrtare që kemi marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit është:
“Qendra e Arbitrazhit Tregtar “MEDART” nuk rezulton e regjistruar në rregjistrin tregtar”. 
Po ashtu kemi marrë një përgjigje zyrtare edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, sipas së cilës :
“…subjekti “Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar” me NIPT K41920007P është në statusin pasiv që në datë 17.12.2014”.
Këto të dhëna zbulojnë mashtrimin e madh në këtë çështje.
Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “Medart” më datë 27.06.2016, periudhë në të cilën është jo active, me status pasiv, (vepron ne paligjshmeri te plote), ka dhënë një vendim në dëm të KF Vllaznia sh.a., vendim i cili shkakton një dëm të ekonomike financiar dhe moral.
Në këto kushte, Bashkia Shkodër si aksionari i vetëm i Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, çmon se subjekti Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART” ka vepruar në mashtrim dhe duke shpërdoruar detyrën e cila pretendohet të ushtrohet nga ana e saj.
Për arsyet e mësipërme, Bashkia Shkodër i është drejtuar Prokurorisë pranë Gjykates se Shkalles se pare për Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj subjektit të kallëzuar Qendra Shqiptare e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Tregtar “MEDART”, si dhe për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara në këtë kallzim.
Njëkohësisht, Bashkia Shkodër, i bën thirrje të gjithë organeve kompetente që të zhbllokojnë sa më shpejt situatën si rrjedhojë e vendimeve të dhëna kundër Klubit te Futbollit Vllaznia sh.a.
BASHKIA SHKODER

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments