PSG bën lëvizjen e parë për afatin kalimtar të janarit ne merkato. Sipas asaj që raportohet nga RMC Sport, francezët kanë një marrëveshje verbale me San Paolo për Lucas Beraldo, një mbrojtës 20-vjeçar me këmbën e majtë dhe i aftë për t’u përshtatur në pozicione të shumta në repartin e mbrojtjes.

Futbollisti i ka bërë të ditur tashmë klubit parisien se oferta e kënaq dhe se mezi pret të kalojë në Ligue 1 dhe mbi të gjitha në futbollin europian.

Sapo të hapet dritarja e transferimeve, Beraldo do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të mund të bëhet zyrtarisht një lojtar i ri i PSG-së. Shuma që do t’u paguhet brazilianëve do të jetë rreth 20 milionë euro, pa bonuse.

Si profesionist ai gezon 52 paraqitje me një gol.