Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpërblejë sportistët shqiptarë. Newsport.al mëson se Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Briken Çalja, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj do të përfitojnë 62.500 lekë në muaj dieta, përveç rrogës që ata marrin.

Më tej, këta sportistë, si asnjëherë më parë, përveç rrogës do të marrin edhe 30 mijë lekë në muaj trajtime mjekësore e medikamente.

Nuk mbaron me kaq. Një vëmendje shumë të veçantë kanë marrë edhe trajnerët që stërvisin këta sportistë, të cilët do të shpërblehen me 25 mijë lekë trajtim në muaj.

Pikerisht keto premtime duket se kane detyruar Izmir Smajlajn dhe Erkand Qerimajn te braktisin Shkodres dhe te vendosen ne kryeqytet, aty ku tani e tutje duket se do te kene jo vetem me shume vemendje e mbeshtetje, por edhe me shume leke dhe kjo per nje sportist padyshim qe eshte e rendesishme.