Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIBashkia Shkodër ndan shumën prej 440 milionë lekësh për sportin në vitin...

Bashkia Shkodër ndan shumën prej 440 milionë lekësh për sportin në vitin 2026. Ja sa do të përfitojë secila shoqatë

Më në fund vjen momenti që gjërat për sportin shkodran kanë filluar të lëvizin. Ditën e djeshme, Bashkia Shkodër ka hapur thirrjen për mbështetjen e shoqatave sportive të qytetit. Qëllimi i kësaj nisme është promovimi dhe zhvillimi i sporteve në nivel lokal, rritja e pjesëmarrjes aktive të komunitetit, përforcimi i ekipeve zyrtare të Vllaznisë në disiplinat e ndryshme sportive si dhe rritja e cilësisë sportive.
Kjo thirrje ofron mundësi për shoqatat sportive të përfitojnë grante për projekte që kontribuojnë në: Zhvilimin e sportit profesionist në territorin e Bashkisë Shkodër.

Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2026 për mbështetjen e këtyre shoqatave, ka qenë i njëjtë me atë të një viti më parë, pra 440 milionë lekë të vjetra. Por dilema ka qenë se si do të ndahej ky fond. Një gjë e tillë është mësuar pas thirrjes së hapur të bërë nga institucioni i pushtetit lokal ditën e djeshme.

Kështu fondi do të ndahet si më poshtë:

Atletikë – 5,500,000

Basketboll – 10,600,000

Boks – 6,000,000

Çiklizëm – 2,350,000

Futboll Femra – 2,000,000

Futsal – 800,000

Gjimnastikë – 800,000

Mundje – 800,000

Not – 600,000

Peshëngritje – 800,000

Ping Pong – 600,000

Shah – 600,000

Taekwondo – 950,000

Volejboll – 10,600,000

Xhudo – 1,000,000

Data e fundit e aplikimeve do të jetë më 27/02/2026 dhe Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 02/03/2026 ndërsa shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 02/03/2026. Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments