elesport publikoi paraditën e sotme një lajm ku informonte ndjekësit e tij se trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka dhënë dorëheqjen pas humbjes me Luftëtarin. Një lajm që u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë qarkun mediatik sportiv. Klubi korçar ka dalë në një reagim ku përgënjeshtron lajmin e publikuar nga Telesport.

Në një reagim të gjatë, korçarët njoftojnë tifozët se Shehi vazhdon të jetë pjesë e klubit dhe nuk ka dorëheqje të tij dhe stafit teknik. Në rreshta nënvizohet dhe fakti se disa medie duan të prishin qetësinë dhe janë dashakeqe ndaj tyre, përralla të vjetra dhe të unifikuara të klubeve tona. Kanë një refren në raste të tilla, pavarësisht përgënjeshtrimit, Telesport i qëndron deri në fund lajmit të publikuar.

Reagimi – “Të dashur tifozë, sportdashës dhe ndjekës të Skënderbeut, duke marrë shkas nga situata e krijuar, aludimet pa fund të mediave dhe mosbesimin e shfaqur karshi ekipit:

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dorëheqjen e stafit teknik me në krye trajner Orges Shehi, i cili ka besimim tonë maksimal për të vijuar punën dhe projektin e klubit.

Fatkeqësisht ekziston një tendencë nga qarqe të caktuara mediatike për të përçarë ekipin dhe tifozët duke përfituar nga ky moment i vështirë.

Ju sigurojmë se asnjë vendim nuk cënon ecurinë e klubit ndryshe nga çfarë shkruhet. Stafi dhe lojtarët kanë kontrata bashkëpunimi me klubin të cilat janë respektuar dhe do të respektohen në masën 100%. Stafi dhe lojtarët kanë qetësinë e duhur për të punuar dhe për tu rikthyer tek rezultatet pozitive si dhe kanë mbajtur përgjegjësi maksimale për rezultatet negative të arritura gjatë 4 javëve të fundit duke premtuar kalimin e kësaj situate të vështirë.

Na vjen keq që me anë të rezultateve negative, kemi krijuar këtë frymë mosbesimi tek tifozët karshi ekipit dhe klubit. Duke kërkuar ndjesë për rezultatet zhgenjyesë të javëve të fundit, kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Me qetësinë që prej pothuajse një dekade karakterizon klubin tonë dhe duke mbështetur njëri-tjetrin do e kalojmë edhe këtë moment delikat për të vijuar rrugën tonë drejt sukseseve të tjera.

Me respekt,
KF Skënderbeu”, – përfundon njoftimi i klubit.