HomeBASKETBOLLBASKETBOLL/ Besëlidhja nesër në gjysmëfinalen e parë ndaj Tiranës. Lezhjanët të vendosur...

BASKETBOLL/ Besëlidhja nesër në gjysmëfinalen e parë ndaj Tiranës. Lezhjanët të vendosur për titullin kampion

Pasi ka lene pas nje sezon te rregullt shume te suksesshem, shoqeruar me 20 fitore ne 20 ndeshje te luajtura, Beselidhja tashme eshte gati te hedhe hapin e rendesishem, ate qe do ta shoqeroje drejt titullit te pare kampion ne historine e saj.

Per momentin i gjithe fokusi eshte i perqendruar tek sfidat gjysmefinale. Ajo ka vënë përballë lezhjanëve të Besëlidhjes ekipin tjetër prerendent, Tirana Neptun. Pavaresisht se e ka mundur né të gjitha takimet e drejtëpërdrejta, të gjithë kujtojnë finalen e një viti më parë kur kryeqytetasit “fituan” jo nga fusha por nga tribuna e FSHB-së.

Kjo ndeshje është pikërisht për të treguar se titulli kampion nuk dhurohet por fitohet dhe ky është objektivi i ekipit lezhjan dhe trajnerit Bilali. Ndeshja e pare gjysmefinale do të luhet neser me 24 prill, ora 17:00 në Pallatin e Sportit “ASLLAN RUSI” në Tiranë dhe shqiponjat e Lezhës kane nevojë edhe për tifozët.

Natyrisht qe objektivi i Beselidhjes eshte per ta mbyllur shpejt me Tiranen dhe per te menduar pastaj per ndeshjet finale ku ajo do te ndeshej me fituesen e çiftit Teuta- Vllaznia./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments