Vllaznia e basketbollit te meshkujve vazhdon ta çoje deri ne fund kampionatin e deshtuar dhe mbremjen e sotme ka pesuar edhe humbjen e 18-te teksa eshte mundur me rezultatin 69-109 nga Tirana ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive “Fahrie Hoti” te kryeqytetit.

Kuqeblute nuk kane arritur te bejne asgje mire ne kete takim. E kane filluar ate ne disavantazh teksa perioda e pare eshte mbyllur 29-18 ne favor te Tiranes. Epersia e bardhebluve eshte shtuar ne perioden e dyte qe fitohet serish prej tyre 26-13 dhe ne kete menyre ata shkojne me nje avantazh prej 24 pikesh ne favorin e tyre.

Perioda e trete eshte disi e barabarte dhe ajo mbyllet 23-22 per Tiranen e cila ne perioden e katert e thellon gjithnje e me shume rezultatin duke e mbyllur kete 10 minutesh te fundit me rezultatin 31-16.

Ne kete menyre, i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin 109-69 ne favor te Tiranes qe forcon pozitat e saj ne vendin e trete te renditjes, nderkohe qe Vllaznia koleksionon humbjen e 18-te ne 19 ndeshje te luajtura teksa po pret thjesht mbylljen e kampionatit dhe shkuarjen ne kategorine e pare.

Per Vllaznine ne ndeshjen e sotme basketbollisti me me shume pike te shenuara ne kete ndeshje ka qene amerikani Eric Eugene Cooper me 24 te tilla, ndersa Williams ka shenuar 16 pike dhe kapiteni Redi Rakaj me 12 pike./SHKODRA-SPORT.COM/