Vllaznia U15 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat teksa mesditen e sotme ka arritur te munde me rezultatin 3-1 ndaj Skenderbeut ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.

Ka qene futbollisti Gabrian Cani ai qe ka zhbllokuar rezultatin per shkodranet nderkohe qe Shkembi ka barazuar shifrat ne 1-1 duke rihapur ndeshjen, por keshtu ka ndodhur vetem per pak minuta.

Kjo sepse Emanuel Vukaj fillimisht dhe me pas Klajdi Mehja kane shenuar dy gola njeri pas tjetrit dhe kesisoj Vllaznia U15 ka arritur te munde korçaret dhe te marre tre pike me shume vlere.

Pas fitores se sotme, Vllaznia U15 eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve dhe mban vendin e gjashte te renditjes. Sigurisht qe ecuria ka qene jo e mire por ne javet e mbetura deri ne fund te kampionatit pritet qe ajo ta permiresoje edhe me shume pozicionin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U15- SKENDERBEU U15 3-1

Shenues: Gabrian Cani ’14, Emanuel Vukaj 65′, Klajdi Mehja 70’/ Shkembi ’49

VLLAZNIA U15: Ndoj, Hebovija, Geci, Valikaj, Mehja, I. Fusha, F. Fushaj, Cani, Vukaj, Kthupi, Prendi. Trajner Haris Dalipi. U aktivizuan edhe Jubani, Xhabija.