Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te luaje sot ne ora 19:00 gjysmefinalen e katert ndaj Teutes, ndeshje kjo e planifikuar per t’u luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.
Kujtojme qe rezultati i gjysmefinaleve eshte 2-1 ne favor te ekipit durrsak qe i ka fituar te dyja sfidat ne fushen e tij, ndersa shkodranet po ashtu kane fituar ne “Qazim Dervishi”. Duket qarte se faktori fushe ndikon shume tek te dy keto ekipe dhe per kete arsye, sot pasdite pritet qe Vllaznia te beje nje ndeshje te mire dhe ta fitoje ate.
Nese do te ndodhte keshtu, atehere rezultati i gjysmefinaleve do te barazohej ne 2-2 dhe per te percaktuar ekipin e dyte finalist pas Beselidhjes, do te luhet nje takim i peste dhe i fundit ne mes tyre.
Por per te shkuar deri tek finalja e peste, Vllaznise i duhet fitorja sot. Trajneri Bekteshi eshte i bindur se lojtaret e tij do te tregojne vlerat e tyre me te mira dhe do t’i sfidojne bregdetaret. Nga ana tjeter, pritet qe skuadra te kete edhe mbeshtetjen e madhe te tifozeve te saj ashtu siç e ka patur gjithmone./www.shkodrasport.com/