Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian.

Presidenti i Federatës Armand Duka ka zbuluar eksluzivisht lajmin, në një intervistë që do të transmetohet së shpejti në emisionin Opinion në Tv Klan, me gazetarin Blendi Fevziu.

Armand Duka: Ne kemi aplikuar për të pasur Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve në 2027 në bashkëpunim Shqipëri-Serbi. Duhen minimumi 8 stadiume për të organizuar një kampionat.


Blendi Fevziu: 4 duhet të jenë në Shqipëri, 4 në Serbi.

Armand Duka: Ne i kemi 4 stadiumet aktualisht.


Blendi Fevziu: Nuk do të keni paragjykim për organizim të përbashkët me Serbinë?

Armand Duka: Edhe në këndvështrimin politik është një gjë pozitive..


Blendi Fevziu: Sporti tejkalon…

Armand Duka: Në fund të fundit, duhet të jetojmë në paqe me njëri-tjetrin.

Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit.