Saturday, April 11, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Vendos perioda e fundit, Vllaznia fiton brenda në Durrës ndaj Teutës

BASKETBOLL/ Vendos perioda e fundit, Vllaznia fiton brenda në Durrës ndaj Teutës

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë një fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur Teutën 99-93 brenda në Durrës. Sfida e luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” ka patur rivalitet dhe përmbysje të herëpashershme të rezultatit, por në fund kanë qenë shkodranët ata që kanë triumfuar.

Perioda e parë e këtij takimi është fituar nga vendasit në shifrat 22-19. Vllaznia reagoi në të dytën kur luan më mirë dhe i përmbys shifrat pas fitores 23-14 duke shkuar kësisoj në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 6 pikësh në favorin e saj.

Por Teuta gjithsesi nuk ishte dakord me një gjë të tillë dhe në periodën e tretë e tregon forcën e saj në parket teksa e fiton 35-22 dhe 10 minuta para fundit të ndeshjes ka një epërsi prej 7 pikësh ndaj kuqebluve.

Këta të fundit “zgjohen” në periodën e fundit ku luajnë shumë mirë dhe fitojnë ata tashmë 35-22 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me një diferencë prej 6 pikësh ndaj bregdetarëve. Për Vllazninë Murray ka qenë pikëshënuesi më i mirë i saj në këtë ndeshje me 21 pikë, më pas Hibbitt mee 18 pikë, Bradley 16, Robert Shestani 17 etj.

Skuadra shkodrane merr një fitore me shumë vlerë teksa i forcon pozitat e saj në vendin e tretë, por kuptohet që objektivi deri para ndeshjeve të fazës play-off do të jetë ngjitja në vendin e dytë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments