Ishte menduar të luhej të dielën në orën 17.00 por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta ndryshojë atë.

Bëhet fjalë për ditën dhe oratin e zhvillimit të ndeshjes Vllaznia- Teuta. Sipas njoftimeve të dala së fundi nga institucioni i futbollit shqiptar, kjo ndeshje do të luhet jo të dielën por të hënën.

Po ashtu, nuk do të luhet në orën 17.00 por në orën 18.00. Në të njëjtën ditë dhe orë me ndeshjen e “Loro Boriçit” do të luhet edhe takimi Partizani- Kukësi.

Ndërkohë tre takimet e tjera do të zhvillohen ditën e dielë, dy në orën 14:00 dhe një në orën 17:00.

Kështu në orën 14:00 Kamza pret Skënderbeun, ndërsa në po të njëjtën orë Laçi sfidon Luftëtarin.

E diela mbyllet me takimin ndërmjet Flamurtarit dhe Lushnjes, që do të zhvillohet në orën 17:00 në Vlorë.
© shkodrasport.com