Vllaznia nuk ia ka dale dot te munde as Kamzen ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ndeshje e cila eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres. Miqte e drejtuar nga trajneri Eni Llazani kane arritur te fitojne ne shifrat 87-74.
Miqte nga Kamza e kane nisur qe ne fillim ne avantazh duke e fituar perioden e pare me rezultatin 20-16, nderkohe qe ne te dyten fiton serish 27-22 dhe ne kete menyre, ata shkuan ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 9 pikesh ndaj Vllaznise.
Epersia e saj erdhi duke u rritur edhe ne perioden e trete te cilen e fitojne serish 24-18. Ne te katerten ishte Vllaznia qe e fitoi 18-16 por qe nuk i mjaftoi per asgja. Kjo sepse Kamza Basket arriti ta fitonte ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 87-74.
Tek Vllaznia pikeshenuesi me i mire ne kete ndeshje ishte amerikani Williams me 19 pike dhe pas tij amerikani tjeter Cooper me 17 pike ndersa i treti ishte Bitri me 14 pike.
Vllaznia ne kete menyre pesoi sonte humbjen e 17-te nder 18 ndeshe te luajtura teksa perveçse ka siguruar renien nga kategoria, po rregjistron edhe nje rekord negativ ne historine e saj dhe te basketbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/