Pas nje ndalese te shkurter ndaj Tiranes ne mesjave, Vllaznia e basketbollit te femrave eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka mundur me shume lehtesi ekipin e Elbasanit ne shifrat e thella 102-38.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj nuk e kane patur aspak te veshtire te triumfojne ndaj kundershtareve te tyre. Perioda e pare e ndeshjes eshte mbyllur 29-12 ne favor te ekipit te Vllaznise, ndersa ne te dyten epersia thellohet edhe me shume sepse ajo do te fitohej 24-2 dhe vajzat kuqeblu shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 37 pikesh me kundershtaret e tyre.

Epersia e tyre do te thellohej edhe me shume ne dy periodat e tjera. E treta do te mbyllej 22-16, ndersa e katerta 27-6 dhe kesisoj e gjithe ndeshja do te fiksonte rezultatin 102-38. Nje fitore mese e merituar e Vllaznise me plot 64 pike diference ndaj kundershtarit.

Si ne çdo ndeshje tjeter thuajse, ne rradhet e ekipit shkodran ka spikatur basketbollistja Bernada Rreshpja e cila sot ka shenuar plot 47 pike ne sfiden ndaj Elbasanit. 20 pike nderkohe mbajne “firmen” e Sindi Kryeziut, 15 te Anisa Bokrines, ndersa te tjerat jane shenuar nga Anisa Musaja (7), Sara Murçaj (5), Melida Hykaj (4) dhe Ingrid Dashja e Medina Hykaj nga 2 pike secila./www.shkodrasport.com/