Vllaznia e basketbollit te meshkujve ia ka dale ta fitoje edhe ndeshjen e dyte te play-off ndaj Kamzes dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne gjysmefinale te kampionatit kombetar. Me rezultatin 2-0 te ndeshjeve, kuqebute e kane bere te panevojshem zhvllimin e nje takimi te trete ndaj ketij kundershtari.

Ne fakt ka qene ekipi i Kamzes qe e ka nisur me mire ndeshjen duke e fituar perioden e pare te saj me rezultatin 18-14. Por Vllaznia reagon ne te dyten duke e fituar ate me rezultatin 10-11 dhe si rrjedhoje ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 4 pikesh ne favorin e saj.

Ne dy periodat e tjera kuqeblute thjeshte kane administruar kete avantazh te vogel. Periosda e trete u mbyll ne barazim 5-15, ndersa e katerta 24-23 ne favor te Vllaznise qe ne kete menyre e ka fituar krejt ndeshjen me nje diference prej 5 pikesh, me rezultatin e pergjithshem 72-67.

Ne kete menyre ajo kualifikohet per ne gjysmefinale te kampionatit, ku do te ndeshet me ekipin e Teutes, ne ndeshjen e pare qe do te zhvilohet javen tjeter ne qytetin e Durresit./www.shkodrasport.com/