Rihapet gjithçka sa i takon gares per te siguruar finalen e titullit kampion. Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka fituar mbremjen e sotme ndaj Teutes ne ndeshjen e katert gjysmefinale duke barazuar ne 2-2 numrin e tyre dhe tashme per te percaktuar ekipin finalist do te luhet takimi i peste dhe i fundit.

Ekipi shkodran e ka nisur shume mire ndeshjen ne “Qazim Dervishi”. Ai e ka mbyllur perioden e pare ne shifrat 19-13, nderkohe qe ne te dyten ka ardhur duke e thelluar epersine. 10 minuteshi i dyte do te mbyllej 20-15 po per Vllaznine e cila ne kete menyre shkon ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 11 pikesh ne favor te saj.

E treta nis serish ne menyre te shkelqyer per kuqeblute te cilet e rrisin epersine deri ne 15 pike, por me kalimin e minutave gjerat ndryshojne sepse Teuta perfiton nga gabimet e vendasve dhe fiton perioden e trete 22-18 duke e ngushtuar diferencen ne 7 pike.

Durrsaket nderkohe vazhdojne te luajne me mire dhe arrijne ta barazojne rezultatin 63-63 dhe keshtu do te vazhdonte deri ne 71-71. Me pas dy gjuajtje te lira te Saab prej te cilave shenohet vetem njera dhe rezultatin shkon ne 72-71. Kur kishin mbetur edhe tre sekonda deri ne fund, Teuta pati tre tentativa per te shenuar, por nuk ia doli dhe si rrjedhoje gjithçka u mbyll me fitoren e Vllaznise.

Ne kete menyre rezultati i ndeshjeve gjysmefinale barazohet ne 2-2 dhe per te percaktuar ekipin finalist qe do te luaje ndaj Beselidhjes, do te percaktohet gjithçka ne ndeshjen e peste qe do te luhet diten e diele ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit./www.shkodrasport.com/