Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl ka folur pas eliminimit nga Champions League ku u përmbysën në gjysmëfinale nga Real Madrid.

Eberl ka lëshuar disa deklarata ku shpreh qartë pakënaqësitë për arbitrimin, duke përmendur golin e anuluar të De Ligt në minutat e fundit të ndeshjes, për shkak të një pozicioni jashtë loje.

“Nuk ka asgjë për të shpjeguar. S’ke se çfarë shpjegon. Sa vite ka që ekziston VAR? Sa vite ka ekzistuar ky rregulli i pozicionit jashtë loje? Për mua është jashtëzakonisht e çuditshme dhe e dyshimtë. Veprimi është shumë i çuditshëm dhe i dyshimtë.

Arbitri i bie bilbilit para se De Ligt të godasë kështu që VAR nuk mund të ndërhyjë më. Por le të mos bëjmë asgjë për këtë. Ne ishim të gjithë për një finale gjermane, të gjithë përveç gjyqtarëve polakë!”, është shprehur drejtori sportiv i Bayernit.