Pasditen e sotme në Durrës, ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka luajtur ndeshjen e tij të rradhës për kampionat, atë ndaj Teutës vendase.

Në fund të takimit, durrsakët kanë fituar me rezultatin e ngushtë 63-61 por duhet thënë se kjo ndeshje është shoqëruar nga shumë probleme.

Burime pranë skuadrës shkodrane bëjnë të ditur se humbja e sotme ka ardhur sërish nga arbitrat.

Ashtu si në Shkodër dy javë më parë kur arbitrat e “bënë baltë” në ndeshjen ndaj Kamzës, e njëjta gjë u përsërit edhe sonte.

Ndëshkimet ndaj basketbollistëve të Vllaznisë kanë qenë të shumta dhe kjo padyshim ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Sipas pjestarëve të skuadrës shkodrane, çdo gjë bëhet vetëm e vetëm që Vllaznia të mos hyjë në katërshen e ekipeve më të mira që do të vazhdojnë garën në play-off.

Arsyeja është se këtë duhet ta marrë ekipi i Kamzës, që ndryshe konsiderohet si ekipi “i përkëdhelur” i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Pas futbollit kësisoj, edhe basketbolli shkodran vuan pasojat e arbitrimit të qëllimshëm dhe të dëmshëm kur tyre.
© shkodrasport.com