Pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjes së kombëtares shqiptare ndaj Norvegjisë, Superliga do të rikthehet të luajë në mesjavën e ardhshme ndeshjet e rradhës.

Pikërisht ato të javës së 27-të, të fundit të fazës së tretë të kampionatit.

Sipas asaj çfarë ka qenë e programuar që më përpara, ndeshja Vllaznia- Skënderbeu do të luhej të mërkurën më datë 28 mars.

Por burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se FSHF ka ndryshuar datën e zhvillimit të këtij takimi.

Ai do të luhet një ditë më pas, pra më 29 mars. Njëkohësisht është caktuar edhe orari i saj.

Ndeshja do të nisë në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Por përveç ndeshjeve të javës së 27-të, janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve të javës së 28-të.

Sfida Vllaznia- Lushnja do të luhet më datë 2 prill, ora 14.00 po në stadiumin “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com