Luajti me Prishtinën sezonin e kaluar, më pas u kthy në Shkodër te Vllaznia ndërsa në sezonin e ri do të jetë pjesë e ekipit kosovar të Pejës.

E kemi fjalën për basketbollistin shkodran Daniel Lekndreaj. Ai prej disa kohësh është bërë pjesë e kësaj skuadre e cila në sezonin e ri do të synojë fitimin e titullit kampion të Kosovës.

Lekndreaj është edhe anëtar i kombëtares shqiptare të basketbollit dhe konsiderohet një element shumë i rëndësishëm i saj. Një nga elementët më të fortë të tij është përgatitja e lartë fizike e cila padyshim që e ndihmon edhe në fushën e lojës.

I rritur tek ekipet zinxhir të Vllaznisë, ai ka luajtur më pas edhe për ekipin e parë të Partizanit, para se të kthehej te Vllaznia, e më vonë kaloi tek Prishtina me të cilën fitoi edhe trofe.

Në sezonin e ri do të synojë të njëjtën gjë edhe me ekipin e Pejës i cili kohët e fundit ka pësuar shumë ndryshime dhe kërkon që të jetë një nga ekipet më të forta të Kosovës./SHKODRA-SPORT.COM/