HomeBASKETBOLLShkodrani Memçaj debuton në mënyrën e duhur tek Teuta. Ndër më të...

Shkodrani Memçaj debuton në mënyrën e duhur tek Teuta. Ndër më të mirët në fushë ndaj Tiranës

Ne fillim te javes qe shkoi “braktisi” Vllaznine dhe vendosi t’i bashkohej Teutes se Durresit, skuader me te cilen debutoi ne fundjave. E kemi fjalen per basketbollistin shkodran Eliam Memçaj.

Dhe 21 vjeçari jo vetem ka qene menjehere ne formacionin e kesaj skuadre ne ndeshjen qe ajo luajti ndaj Tiranes, por eshte shfaqur menjehere si protagonist. Memçaj ka shenuar plot 19 pike ne kete ndeshje dhe ka rregjistruar edhe 2 rebound.

Kjo do te thote se jo me kot presidenti Gorea dhe trajneri Milatoviç e kerkuan me insistim ta kishin ne skuadren e tyre per vazhdimin e sezonit ku padyshim qe do te kerkojne deri ne fund fitimin e titullit kampion.

Sa i takon ndeshjes, ka patur shume rivalitet dhe deri ne fund te periodes se trete ka qene Teuta ne avantazh me nje diference prej 3 pikesh nderkohe qe ne fundin e ndeshjes ka qene Tirana e cila ka fituar me vetem nje pike diference, 93-92.

Megjithate durrsaket ne fundin e ndeshjes jane ankuar per nje arbitrim te njeanshem ne dem te tyre, por kjo nuk do ta ndryshoje rezultatin e ndeshjes. Pavaresisht ketij fakti, Teuta ka fituar nje lojtar: Elian Memçajn i cili pritet te jete i rendesishem per te edhe ne ndeshjet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments