Ne fillim te javes qe shkoi “braktisi” Vllaznine dhe vendosi t’i bashkohej Teutes se Durresit, skuader me te cilen debutoi ne fundjave. E kemi fjalen per basketbollistin shkodran Eliam Memçaj.

Dhe 21 vjeçari jo vetem ka qene menjehere ne formacionin e kesaj skuadre ne ndeshjen qe ajo luajti ndaj Tiranes, por eshte shfaqur menjehere si protagonist. Memçaj ka shenuar plot 19 pike ne kete ndeshje dhe ka rregjistruar edhe 2 rebound.

Kjo do te thote se jo me kot presidenti Gorea dhe trajneri Milatoviç e kerkuan me insistim ta kishin ne skuadren e tyre per vazhdimin e sezonit ku padyshim qe do te kerkojne deri ne fund fitimin e titullit kampion.

Sa i takon ndeshjes, ka patur shume rivalitet dhe deri ne fund te periodes se trete ka qene Teuta ne avantazh me nje diference prej 3 pikesh nderkohe qe ne fundin e ndeshjes ka qene Tirana e cila ka fituar me vetem nje pike diference, 93-92.

Megjithate durrsaket ne fundin e ndeshjes jane ankuar per nje arbitrim te njeanshem ne dem te tyre, por kjo nuk do ta ndryshoje rezultatin e ndeshjes. Pavaresisht ketij fakti, Teuta ka fituar nje lojtar: Elian Memçajn i cili pritet te jete i rendesishem per te edhe ne ndeshjet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/