Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci rishfaqet serish si protagonist ne kampionatin malazez te futbollit. Ai ka shenuar serish sot, madje ky gol ka qene shume i rendesishem sepse i ka dhene fitoren ekipit te tij Jezero.

Nje fitore kjo shume e rendesishme per kete ekip sepse me kete trepikesh i eshte larguar disi vendeve te fundit ne tabelen e renditjes.

Ndeshja ka nisur mire per Jezeron teksa ka shenuar qe ne pjesen e pare me ane te Joviçeviç. Ne pjesen e dyte nderkohe ka ardhur goli i barazimit per OFK Titograd me ane te Bojoviç.

Por nderkohe kur ndeshja u duk se po perfundonte ne barazim, pikerisht ne minuten e 91-te ka ardhur goli i Mujecit qe i ka dhene fitoren me rezultatin 2-1 ekipit te tij.

Goli i sotem ka qene i pesti per sulmuesin shkodran ne kete debutim te tij ne kampionatin malazez pas disa pervojave shume pozitive qe ka kaluar ne disa kampionate te vendeve te ndryshme./SHKODRA-SPORT.COM/