Basketbollisti shqiptar, Franko Bushati transferohet te ekipi i GSA Udines në Seria A2. . Ai është konsideruar nga mediat italiane, si një “goditje” e bujshme në merkaton e Udineses. 33-vjeçari i lindur në Tiranë por me origjine nga Shkodra,  është një basketbollist i njohur edhe në vendin tonë, pasi ka mbrojtur prej vitesh, ngjyrat e ekipit përfaqësues të Shqipërisë. Edhe presidenti i Udinese-s është shprehur i kënaqur pas firmosjes me basketbollistin Franko Bushati.

“Jemi të bindur se kemi bërë një ‘goditije’ të madhe dhe nuk mund ta fsheh që jemi të kënaqur që kemi marrë në ekip një basketbollist si Franko. Ishin tratativa të vështira, por në fund ia arritëm t’i mbyllnim me sukses”, tha Alessandro Pedone, presidenti i skuadrës së basketbollit të Udinese-s.

Gjatë karrierës së tij, Bushati është aktivizuar me skuadra si Sassari, Veroli, Scafati, Trapani dhe Imola në Itali. Kujtojmë se Franko është djali i një prej basketbollistëve të njohur shqiptarë të viteve ’80, Pjerin Bushatit, i cili ka luajtur për ngjyrat e skuadrës së Partizanit./Vipsport/