Chilavert nuk kursehet në sulmet e tij ndaj Maradonës, madje në të gjitha frontet, si atë politik, ashtu edhe në atë sportive. Ish-portieri i famshëm i Velez dhe i përfaqësueses së Paraguait është vendosur fuqishëm kundër “El Pibe de Oro”, nëpërmjet një postimi të publikuar në profilin “Twitter”, sidomos për çështje politike.Ai konsideron “Një turp botëror” një foto të Maradonës me fanellën e Brazilit, me numrin 18 dhe emrin Lula të shkruar mbi shpatulla, një gjest i qartë afrimiteti me presidentin e Brazilit, që tani rrezikon një dënim për korrupsion.

Ndërkohë që preket edhe argumenti futbollistik kur një komentues i thekson Chilavert se sipas Maradonës ai nuk ka fituar asgjë.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Komenti i ish-portierit të Paraguait është vrastar: “Kam fituar shumë finale, jam shpallur katër herë më i miri në botë dhe të gjitha pa drogë. Përshëndetje”. Një deklaratë ndaj të cilës Maradona nuk ka reaguar ende, të paktën deri tani.