José Mourinho ka rinovuar kontratën e tij aktuale me Manchester United deri në vitin 2020, me opsionin për një tjetër sezon. I mbërritur në “Old Trafford” në vitin 2016 në vend të të shkarkuarit Louis van Gaal, Mourinho kishte firmosur fillimisht me “Djajt e Kuq” deri në vitin 2019.

Por pasi fitoi Kupën e Ligës dhe trofeun e Europa Leaguenë sezonin e tij të parë në Manchester, për të vijuar përmirësimin e rendimentit të skuadrës edhe këtë vit, United ka vendosur t’i ofrojë një kontratë të re.

Mourinho rinnova con il Manchester United fino al 2020: «Onorato e orgoglioso»

Akordi i ri, i sigluar sot nga palët, është destinuar që të ndërpresë joshjen e Paris Saint Germain, që në javët e kaluara kishte trokitur te porta e portugezit. “Dua të falenderoj klubin dhe drejtuesit që vlerësuan punën time dhe dedikimin tim ndaj klubin. Jam i lumtur që ata mendojnë se unë jam trajneri i përshtatshëm për këtë klub. Kemi arritur një nivel të lartësuar, po krijojmë kushtet për një të ardhme të shkëlqyer”, deklaroi Mourinho.

Rezultate imazhesh për mourinho ronaldo

“Do të jem personi i fundit që do t’i hidhja benzinë zjarrit, duke konsideruar faktin që Madrid është që tani mes flakëve, për shkak të rezultateve negative. Kam qenë atje për tre vite dhe e kam për zemër atë klub, ndaj do të jem njeriu i fundit që shtoj zjarrin. Cristiano është ai lloj futbollisti që çdo trajner apo klub do ta dëshironte. Por, vetëm një trajner dhe një klub mund ta kenë, Zidane dhe Real Madrid, kjo është përshtypja ime”, ishin fjalët e José Mourinho./telesport/