Idriz Batha thotë se Tirana e vjetshme nuk është ajo e frikshmja e sezonit të shkuar. Kapiteni i bardhebluve pranon në një intervistë për “Panorama Sport”, se Tirana këta vit i ka mundësitë për t’u shpallur kampione.

Thotë që Skënderbeu është ndeshja e radhës, ndërsa në Superiore ka ekipe më të forta se Vllaznia e vendit të parë. Batha pranon se është i lumtur me golat që shënon, por për të rëndësi ka skuadra dhe pikët. Në fund, kapiteni pranon se skuadra ka gabuar shumë para portës dhe kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt.

“Skuadra të vështira janë të gjitha. Skuadrat janë të vështira për çdo ekip. Janë skuadrat pretendente. Skuadra më në formë është Vllaznia, përderisa është në vendin e parë. Ama nuk mund të them se është ekipi më i fortë. Kukësi, Teuta e Laçi dhe shumë ekipe janë të vështira”- eshte shprehur fillimisht Batha.

Nderkohe i pyetur ne lidhje me kalendarin e ndeshjeve te ardhshme, ai eshte shprehur: “Unë them që edhe takimi me Skënderbeun është i vështirë. Korçarët u kanë hapur probleme të gjitha skuadrave dhe luajnë mirë. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Të mendojmë për Skënderbeun dhe më pas për tri takimet e mbetura të kampionatit”.