Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Batuta' e Faruk Sejdinit: Mbrojtja e Laçit më duket si parukeri

‘Batuta’ e Faruk Sejdinit: Mbrojtja e Laçit më duket si parukeri

Faruk Sejdini nuk është kursyer aspak në studion e “Procesi Sportiv“, ku ka kritikuar ashpër mbrojtjen e Laçit. Sipas tij prapavija e kurbinasve ka harruar rolin e vërtetë që ka në fushë dhe në ndeshjen e sotme me Kukësin kanë lënë hapësira shumë të mëdha.

Sejdini thekson se me një mbrojtje të tillë Laçi kurrsesi nuk mund të pretendojë për të fituar titullin kampion, të cilin e ka objektiv këtë sezon.

“Mbrojtja e Laçit më duket si parukeri. Merren me vetullat, me flokët dhe kanë harruar që janë mbrojtësa. Ata mbrojtësat e Laçit, të katërt pa përjashtim kanë bërë gabime minimale, sepse donin të ndërtonin.

Si duket e kanë ngatërruar këtë pjesën që sulmi fillon nga mbrojtja. Ai braziliani i Kukësit sa herë donte hynte, e sa herë donte dilte. Me këtë lloj mbrojtjeje kështu është e pamundur të pretendosh.

Mu duk e pabesueshme. Edhe Laçi pretendon për titull me këtë mbrojtje…“, ka thënë Faruk Sejdini./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments