Kategoria Superiore e futbollit do mbyllë sot javën e nëntë me dy sfidat e fundit. Tanimë skuadrat mendojnë edhe për duelet e radhës, që zhvillohen fundjavën që vjen në tre ditë dhe tre orare të ndryshme.

Gjithçka me javën e 10-të nis të premte në 19:45 me sfidën mes Partizanit dhe Teutës. Dueli është projektuar të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Të shtunë në 27 nëntor do zhvillohen dy duele. Në 16:45 Skënderbeu luan me Tiranën në Korçë, ndërsa në 19:45 Vllaznia luan me Laçin në “Loro Boriçi”.

Të diel në 28 nëntor, për ditën e Pavarsisë zhvillohen dy duelet e radhës. Në 13:45 Dinamo pret Kastriotin në Elbasan, ndërsa Kukësi luan me Egnatian në 16:45. Stadiumi për verilindorët ende nuk është përcaktuar.

Ky është kalendari I zbardhur nga FSHF, me duelet që edhe mund të ndryshojnë orare.

Kategoria Superiore, java 10-të:

E premte, 19:45

Partizani – Teuta

E shtunë

16:45 Skënderbeu – Tirana

19:45 Vllaznia – Laçi

E diel

13:45 Dinamo – Kastrioti

16:45 Kukësi – Egnatia