Fitorja e bukur e Vllaznise 4-1 ndaj Laçit ka mjaftuar qe tre prej pjestareve te saj te perzgjidhen ne formacionin me te mire te javes se 17-te nga Andi Lila dhe Oversport.

Ata jane qendermbrojtesi Marko Juriç i cili u shfaq si protagonist edhe si golashenues pikerisht ne rastin e golit te trete qe vulosi edhe fitoren e kuqebluve ne kete takim ndaj kurbinasve.

Ne formacionin e javes eshte perzgjedhur edhe Fjoart Jonuzi i cili po ashtu ishte protagonist jo vetem me lojen por edhe me golin e katert te kesaj fitoreje. Nderkohe nuk mund te mungonte as Ardit Hoxhaj qe shenoi nje dygolesh ne kete perballje.

Te tjeret qe jane perzgjedhur kane qene portieri Qirko i Teutes, mbrojtesit Hadroj i Partizanit dhe Enck i Erzenit. Per te vazhduar me mesfushorin Onanuga te Kastriotit, Zejnullai i Egnatias dhe Alan i Erzenit ndersa ne sulm jane perzgjedhur edhe Hasani e Patrick te Tiranes.

Nga ana tjeter, trajneri me i mire i javes eshte perzgjedhur Xhevahir Kapllani i Erzenit, per ate fitore shume te rendesishme te arritur me skuadren e tij ne transferten e veshtire te Kukesit./SHKODRA-SPORT.COM/