Lacio mposhti me rezultatin 4-0 Milanin në “Olimpico” në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Serisë A italiane. Titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, që zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.
Ne fakti ai po i befason të gjithë te Lacio, këtë herë në mënyrë pozitive. Mbrojtësi shkodran e ka nisur sërish si titullar, tani kundër Milanit.
Lojtari shkodran ka bërë një tjetër paraqitje mbreslënëse. Madje në minutën e 62 i ka hequr një gol të sigurt Leaos. Duke e ndjekur aksionin me vëmendje, Hysaj arriti në kohë për të ndërhyrë që të shpëtonte portën.
Hysaj u gradua në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke bërë thuajse gjithçka mirë. Shqiptari u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Mbrojtësi kuqezi regjistroi 79 % të pasimeve të sakta, ndërkohë që fitoi 10 nga 15 duelet me kundërshtarët. Statistika tepër pozitive këtë për Hysajn.