Me dy sfidat e sotme do të mbyllet faza e parë e ‘’Abissnet Superiore’’, e cila në këtë pjesë të parë ka qenë vërtetë spektakolare.

Sytë do të jenë në Shkodër, nga supersfida Kukësi-Tirana e cila nga shumë është titulluar si ‘’sfidë titulli’’. Siç eshte bere e ditur, kjo ndeshje do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Verilindorët dhe bardheblutë kanë treguar lojë mjaft të mirë në këtë pjesë të parë të sezonit dhe jo më kot mbajnë vendin e parë dhe të dytë në kampionat.

Ajo që do t’i penalizojë do të jetë zhvillimi i ndeshjes në Shkodër, pasi si ditë javë që është interesimi do të ishte më i madh nëse do të luhej në kryeqytet. Por, sfida nuk pritet të privohet nga rrethanat pasi në fushë premtohet spektakël.

Sfidë mjaft interesante pritet dhe ajo midis Dinamos dhe Egnatias. Blutë do të kërkojnë medoemos fitoren për të dalë nga kriza e rezultateve në kampionat, ndërsa rrogozhinasit kanë treguar që dinë të bëjnë jo pak surpriza.

NDESHJET SOT

Dinamo-Egnatia 16:45

Kukësi-Tirana 19:45