Ditën e nesërme do të startojnë zyrtarisht ndeshjet e kampionateve të moshave për U-19 dhe U-17.

Sipas shortit të hedhur kohë më parë, ekipet e Akademisë Vllaznia ndeshjet e para do t’i luajnë si pritëse ndaj ekipeve respektive të Shkëndisë së Tiranës.

Në orën 10.00 në “Reshit Rusi” do të zbresin të parët 17 vjeçarët. Shkodranët që tashmë drejtohen nga Brikeno Bizi, do të synojnë ta nisin me fitore kampionatin.

Dy orë më vonë, në fushë do të zbresin ekipet e të rinjve. Kjo është një përballje edhe më e fortë sepse siç dihet, Vllaznia dhe Shkëndia prej vitesh rivalizojnë me njëri- tjetrin për fitimin e trofeve.

Kësisoj, të dy këto sfida priten me interes jo vetëm nga pjestarët e këtyre ekipeve por edhe nga sportdashësit që mendohet të jenë të shumtë për t’i ndjekur ato.
© shkodrasport.com