Ka ardhur ne Shkoder ne fund te korrikut per te nisur pune tek Vllaznia dhe qe prej atij momenti, ndonese eshte perplasur me njemije e nje probleme, nuk e kemi degjuar asnjehere te ankohet.

E kemi fjalen per trajnerin e Vllaznise Mirsad Jonuz, maqedonasin me origjine boshnjake qe po shfaqet si nje “babaxhan” i vertete ne drejtimin e kesaj skuadre. Ka vendosur autoritetin e tij tek futbollistet, autoritet qe ka ardhur vetevetiu nga respekti reciprok mes paleve.

Nuk ka patur shume kohe ne dispozicion megjithate eshte munduar te beje me te miren dhe deri diku ia ka dale. Ka arritur mbi te gjitha te krijoje nje ide tek te gjithe tashme se Vllaznia nuk eshte nje skuader dosido, por nje kundershtar i veshtire per te gjithe ekipet.

E provoi kete gje Laçi, e provoi edhe Teuta, dy skuadra qe konsiderohen pretendente. E provoi madje edhe Tirana e cila vertete fitoi ne Shkoder, por hasi ne nje rezistence te madhe te kuqebluve dhe madje, nese do te kishte patur nje arbitrim me korrekt, rezultati i asaj ndeshje mund te kishte qene tjeter.

Merite te padiskutueshme per kete skuader ka padyshim Mirsad Jonuz, trajneri qe e ndertoi kete ekip bashke edhe me drejtorin sportiv Firat dhe administratorin Lici. Por ajo çka eshte me e rendesishme ne kete moment, eshte deklarata e teknikut maqedonas i cili dje u shpreh: “Vllaznia po vjen duke u rritur nga dita ne dite dhe te jeni te sigurte se ajo do te jete edhe me e forte dhe kete do ta konstatoni qe ne dy ndeshjet e rradhes, ato me Luftetarin dhe Skenderbeun”.
www.shkodrasport.com