Ndeshja ne mes Skenderbeut dhe Kukesit e mbyllur ne barazim 1-1 pasditen e sotme, kuptohet qe ka merzitur se tepermi korçaret qe çdo dite e me shume po e shohin veten drejt kategorise se pare.
Por nga ana tjeter, ata ne ndeshjen e sotme kane patur probleme edhe me arbitrimin, per te cilin trajneri Skender Gega pas ndeshjes eshte shprehur:
“Unë nuk jam mirë me emrat. Nuk i njoh arbitrat. Kridens Metën? Vetëm nga fytyra e njoh. Ka fytyrë unike. Nuk mund të paragjykoj se çfarë kanë gjyqtarët, unë e shoh dorën e mbledhur te ai rast dhe kjo nuk kthehet mbrapa.
Sa i përket gjyqtarëve, mendoj se për çdo ekip në Superiore që luan deri në fund me sakrifica e do të marrë djersën e vet, nuk është e drejtë e asnjërit të na bëjë gjyqin e përcaktojë të ardhmen tonë. Me arbitrin shkova në mes sepse ndërpreu lojën në mesfushë dhe na dha të verdhë, duhej të ishte tolerant”.