Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern gjen “Sancho-n e ri” te Chelsea dhe ai kushton 15 mln...

Bayern gjen “Sancho-n e ri” te Chelsea dhe ai kushton 15 mln €

FC Bayern Munich, pas kapjes së kanadezit Alphonso Davies, po interesohet për një tjetër talent. Siç raporton Daily Mail, klubi bavarez kërkon të blejë Callum Hudson-Odoi nga Chelsea.

Sipas shtypit anglez, kampionët rekord të Gjermanisë janë gati të paguajnë 15 mln euro për 18-vjeçarin.

Sky Sport ka konfirmuar interesin e Bayern për Hudson-Odoi, sipas tyre gjermanët janë gati të paguajnë 15 mln euro për sulmuesin anësor, por Chelsea kërkon të paktën 25 mln euro.

Hudson-Odoi ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon në Premier Leagu dhe zakonisht është përdorur nga Maurizio Sarri në Europa League.

Lojtari ka një kontratë deri më 2020 te Chelsea dhe për të thuhet të jetë interesuar edhe Borussia Dortmund. Chelsea mund ta shesë, por do të përfshinte një klauzolë ri-blerjeje. /telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments