Teuta do të presë në “niko Dovana” skuadrën e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 32-të të Superiorës. Një duel mjaft delikat për të dyja skuadrat, me sfidën që do të startojë në orën 18:00.

Durrsakët janë të dënuar vetëm për fitoren, pasi në këtë fazë të kampionatit vetëm 3 pikët i bëjnë punë. “Djemtë e Detit” ndodhen në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit dhe fitorja mund t’i largojë nga zona ‘Play-Out”.

Një duel mjaft i vështirë përballë një ekipi që prej 4 javësh nuk fiton dhe sot kërkon 3 pikët pë të shkëlmuar krizën. Për këtë përballje drejtuesit e klubit durrsak kërkojnë edhe mbështetjen e tifozëve, ndërsa theksojnë se skuadra ka më shumë se kurrë nevojë për praninë e tyre.

“MOS MUNGO, EJA EDHE Ti! Sot të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit të qytetit, aty ku përballemi ndaj skuadrës së Vllaznis. Ekipi ka nevojë për punë masive! Merr një shok, ejani në stadium. #forcateuta”, thuhet në postimin e Teutës.