Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIBayern Munichu dhe Interi e kanë prioritet afrimin e yllit të Arsenalit

Bayern Munichu dhe Interi e kanë prioritet afrimin e yllit të Arsenalit

Arsenali po mahnitë këtë edicion, ku përpos si lider në Ligën Premier e kanë mbyllur edhe në vendin e parë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, ekziston një emër i madh që mund të largohet nga “Emirates” gjatë verës së ardhshme dhe, nëse një marrëveshje e tillë realizohet, do të ishte një surprizë e madhe për të gjithë.

Verën e kaluar, Arsenali shpenzoi rreth 255 milionë funte, një shumë që ishte edhe më e madhe se ajo e Liverpoolit. Për këtë arsye, klubi ka nevojë të balancojë financat dhe të respektojë rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë. Kjo do të thotë se, edhe pse me hezitim, “Topçinjtë” mund të detyrohen të ndahen me një nga mesfushorët më me ndikim të skuadrës.

Situata ka vënë në alarm disa nga gjigantët e futbollit të Evropës. Sipas raportimeve të “Hooligan Soccer”, Bayern Munich dhe Inter janë duke përgatitur një lëvizje për kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard.

Norvegjezi ka qenë një nga lojtarët kyç të ekipit dhe një figurë qendrore në projektin e Artetës. Megjithatë, drejtuesit e klubit janë të detyruar të respektojnë rregullat financiare, gjë që mund t’i shtyjë të ulen në tavolinë në rast se vjen një ofertë e konsiderueshme.

Odegaard, i cili është 27 vjeç, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2028, por vera e ardhshme mund të jetë vendimtare nëse klubi dëshiron të përfitojë një shumë të madhe për një lojtar të këtij niveli.

Si rrjedhojë, nëse Bayern Munich ose Inter paraqesin një ofertë të fortë, ekziston mundësia reale që kapiteni i Arsenalit të mos jetë më pjesë e skuadrës në Emirates sezonin e ardhshëm./Telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments