Thursday, January 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern në 1/8 finale, Kompany: Nuk ishim në nivelin maksimal, por e...

Bayern në 1/8 finale, Kompany: Nuk ishim në nivelin maksimal, por e ruajtëm portën të paprekur

Bayern Munich siguroi kualifikimin direkt në 1/8 e Champions League falë fitores 2-0 ndaj Union Saint-Gilloise. “Pas pushimit rritëm ritmin. Skuadra reagoi sërish mirë. Pjesa e parë nuk mjaftoi, por më pas ishim shumë më mirë”, – tha trajneri Vincent Kompany.

Duke analizuar ndeshjen, Kompany theksoi: “Pavarësisht kartonit të kuq në pjesën e dytë, luajtëm shumë mirë. Kundërshtari dha gjithçka në pjesën e parë, kishte freski dhe energji. Shpesh ndeshjet zgjidhen në pjesën e dytë.

Megjithatë, pjesa jonë e parë duhet të jetë më e mirë. Nuk ishim në nivelin maksimal, por po luajmë çdo dy-tri ditë dhe po fitojmë. Sot e ruajtëm portën të paprekur, edhe kjo vlen”.

Harry Kane, autor i dy golave dhe i shpallur “lojtari i ndeshjes”, shtoi: “Është e rëndësishme që u kualifikuam. Vitin e kaluar nuk ia dolëm dhe patëm një shkurt shumë të ngarkuar. Jemi krenarë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments