Futbolli është ndalur për shkak të coronavirus-it. Megjithatë, Bayern Munich ka filluar të programojë sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë po mendojnë për merkaton dhe largimet e mundshme, që mund të jenë edhe të bujshme.

Sipas Bild, bavarezët kanë vendosur  të largojnë tre emra të mëdhenj. Bëhet fjalë për Jerome Boateng, Javi Martinez dhe Corentin Tolisso.

Nëpërmjet shitjes së tyrë, Bayern shpreson të ketë efekte pozitive të menjëhershme në bilanc, veçanërisht për sa i takon përforcimeve.

Duket gjithnjë dhe më e mundshme blerja përfunditare e Ivan Perisic nga Inter-i, ndërsa mbeten të mundshme edhe rinovimet e kontratave të Neuer dhe Muller.

Në dyshim pozicioni i David Alaba, i cili nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Bundesliga./telesport/