Kieran Trippier pritet të jetë anglezi i radhës që do të zbarkojë te Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë kanë arritur marrëveshjen me kapitenin e Newcastle, por nuk ka akoma një marrëveshje me klubin anglez.

Nordi Mukiele mbetet zgjedhja e parë për krahun e djathtë të prapavijës dhe drejtuesit e Bayernit vazhdojnë bisedimet me homologët e PSG-së. Nga ana tjetër, bavarezët kanë gjetur akordin me Trippier.

33-vjeçari ka dhënë miratimin e tij për t’u bashkuar me Harry Kane dhe Eric Dier tek ekipi i Thomas Tuchel, por Newcastle po refuzon të privohet nga shërbimet e kapitenit.

Gjithsesi, Bayerni vazhdon bisedimet në të dy krahët: me PSG-në dhe Neëcastle, ndërkohë që trajneri Tuchel pret që nën urdhrat e tij të vihet sa më shpejt një anësor i djathtë.