Bayerni i Mynihut e “harron” shumë shpejt eliminimin e papritur dhe të turpshëm nga Saarbucken në kupën e Gjermanisë me një fitore të thellë 0-4 në klasiken e futbollit gjerman, përballë Dortmundit, në “Signal Iduna Park”.
Kampionët në fuqi shfrynë në njëfarë mënyrë ndaj rivalëve verdhezinj, duke shënuar dy herë në fillim të lojës, si dhe në pjesën e dytë, pa e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin.
E hapi serinë e golave Upamecano, për t’ia lënë më pas skenën sulmuesit kryesor, Karry Kane, që sigloi tregolësh.Bayerni me këtë sukses ruan vendin dytë me 28 pikë, ndërsa Borussia mbetet e katërta me 21 pikë.
Zhbllokohet shumë shpejt klasikja e futbollit gjerman, Borussia Dortmund – Bayern. Në minutën e katërt, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Upamecano, i pambuluar nga mbrojtja, nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë, 0-1.
Vetëm 5 minuta më vonë vjen goli i dytë i Bayernit me autor Harry Kane.Në pjesën e dytë, Harry kane realizoi golin e sigurisë dhe te rezultatit përfundimtar 0-3.Sulmuesi anglez nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, teksa në shtesë realizoi golin e tretë personal (0-4).