Bebeto rikthen kujtimet e Botërorit 1994, të fituar kundër Italisë në SHBA: “Kam shumë kujtime. Që kur mbërritëm ishim të gjithë shumë të përqendruar, donim të hynim në historinë e futbollit”. Ai e cilëson atë turne si mundësinë e artë: “Brazili nuk fitonte prej më shumë se 24 vitesh. Organizimi ishte fantastik.
Vetëm oraret ishin të vështira, luanim në mesditë dhe nxehtësia ishte e madhe. Por dëshira jonë për të fituar ishte aq e fortë sa do të kapërcenim çdo gjë, çdo pengesë. Të gjithë kishim të njëjtin mentalitet, të njëjtin objektiv. Kur ndodh kjo, asgjë s’të ndal. Ishim gati, mendërisht dhe fizikisht, për ta fituar Kupën e Botës”.
Ai rrëfen edhe ëndrrën e fëmijërisë: “Të vishja fanellën e Brazilit ishte si lëkurë e dytë. Të luaja për vendin tim dhe të bëhesha kampion bote…, e kuptoni sa e madhe është? Nuk ka shumë kampionë bote, ndoshta 400 apo 500. Është jashtëzakonisht e vështirë ta fitosh një Botëror pa vendosmëri dhe përqendrim të plotë”.















