Ky sezon për Sindrit Gurin do të jetë i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Futbollisti ka një tjetër shans për të treguar se mund të luajë në nivele të larta e po kërkon me çdo kusht që të fitojë hapësirën e tij te Ostende, ku në edicionin e parë nuk ishte rendimentin që priste.

Futbollisti po mundohet në çdo mënyrë që të fitojë besimin edhe të trajnerit e stafit të ri që është afruar në klub pas “revolucionit” të plotë që ndodhi me ndryshime si në sferat drejtuese, ashtu edhe në bordin teknik në klubin e Ostende.

Me sa duket, Guri po arrin ta shfrytëzojë këtë mundësi që i është shfaqur, pasi po aktivizohet e çfarë është më e rëndësishmja, po gjen shpejt edhe rrugën e rrjetës.

Kjo ka ndodhur në miqësoren e sotme që skuadra e tij ka luajtur ndaj Zylte Vargem, në Holandë ku po zhvillojnë fazën përgatitore të dy klubet belge. Ai shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 56 të ndeshjes, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide ndërsa gjeti për herë të parë rrjetën në këtë sezon në ndeshjet e fazës përgatitore që po zhvillon klubi. /vipsport/