E kerkoi edhe Dinamo me ngulm, nderkohe te Tirana “plasen” per t’ia mbushur mendjen per te rinovuar, por ne fund Albano Aleksi ka zgjedhur nje skuader tjeter me te cilen do te luaje ne sezonin e ri.

Skuadra e Egnatias ka zyrtarizuar sot goditjen e bujshme të merkatos së verës. Skuadrës rrogozhinase i është bashkuar mesfushori Albani Aleksi, i cili vjen te ky ekip pasi ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të Tiranës.

“Albano Aleksi zyrtarisht pjesë e KF Egnatias. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin dhe i bashkohet ekipit në stërvitjen në përgatitjet për ndeshjet e Conference League” shkruante klubi në njoftim në rrjete sociale, shoqëruar me shtrëngimin e duarve mes mesfushorit dhe presidentit Demrozi.

Aleksi ka dalë që sot në stërvitje nën urdhrat e Edlir Tetovës dhe pritet që të ketë një rol qendror në planet e klubit si për Ligën e Konferencës, ashtu edhe për edicionin e ardhshëm në Superiore.