Kur u duk qe gjerat po shkonin ashtu si duhet dhe skuadra pas largimeve masive po fillonte te merrte forme, vjen nje tjeter largim i papritur nga Vllaznia. Behet fjale per mesfushorin Herald Marku.

Ai kishte pese dite qe ishte bashkuar ne stervitje por nuk kishte firmosur ende rinovimin e kontrates dhe pritej qe kjo te ndodhte nga dita ne dite, por duket se jo.

Dita e sotme ka qene vendimtare per te. Ne fakt paradite ka qene si zakonisht ne stervitje me ekipin, por zhvillimet kane ardhur me vone. Kjo sepse pas bisedimeve ne drejtuesit e Vllaznise nuk ka arritur te gjeje dot akordin dhe si rrjedhoje palet jane ndare me njeri- tjetrin.

Nderkohe pikerisht pak minuta me pare, gazeta “Shkodra Sport” meson se Marku ka mberritur ne stervitjen e kuqebluve, por kete here jo per te qene ne dispozicion te stafit teknik por per t’u pershendetur me ta dhe me shoket e ekipit.

Ne kete menyre merr fund edhe aventura e tij e dyte ne Shkoder e cila kete here nuk zgjati dy vite si heren e pare, por vetem nje. Tashme mbetet per t’u pare se ku do te jete destinacioni i tij i ardhshem./SHKODRA-SPORT.COM/