
Mund të duket befasia e madhe e merkatos së Vllaznisë në këtë periudhë. Erjon Vucaj mund të jetë blerja më e madhe e saj. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se kanë nisur bisedimet me këtë futbollist i cili nuk duket kundër veshjes së fanellës kuqeblu. Në fakt bisedimet me organizatorin aktual të Laçit vazhdojnë prej kohësh, që në periudhën kur klubi drejtohej nga ish- presidenti Agron Çela dhe trajneri Artan Bushati. Megjithatë me largimin e tyre u duk sikur mundësia e marrjes së këtij futbollisti u zbeh por ditët e fundit ka dalë sërish në skenë. Në rradhët e tifozërisë kuqeblu ka filluar të bëhet punë e kryer një lëvizje e tillë dhe nëse do realizohej, do ishte një gjë e madhe sepse Vucaj është ndër organizatorët më të mirë të kampionatit dhe Vllaznia ka vite që i mungon një futbollist i tillë. Për më tepër, ai është shkodran dhe do të bënte maksimumin për ngjitjen e kësaj skuadre në nivelet më të larta. Lajmi që ka filluar të qarkullojë për marrjen e Vucajt, ka entuziasmuar tifozët e kësaj skuadre të cilët thonë se edhe me një sulmues cilësor, Vllaznia do të ishte pretendente për trofe. Një sulmues ka ardhur për provë, kroati Vidoviç. Nëse ai nuk bën, sigurisht që do të tentohet deri në fund për gjetjen e një tjetri. E rëndëssihme është që tek shkodranët, merkatoja ka filluar të bëhet shumë efikase tashmë në ditët e fundit të saj.
